Pas Bashës, Kokëdhima shpall
ambicien për kryeministë

Pas Bashës, Kokëdhima shpall<br />ambicien për kryeministë
Politika shqiptare është një thesar paradoksesh dhe marrëzish të kulluara. Edhe vetë Sanço Panço do të ndihej inferior.
 
Do të ndihej i dorëzuar. Është në perëndim të karrierës politike, është përjashtuar nga Parlamenti për përfitime të paligjshme, nuk merr pjesë në zgjedhje, nuk ka një parti të regjistruar në gjykatë, por shpall ambicien për postin e kryeministrit të vendit pa u votuar.
 
Ai është Koço Kokëdhima, i cili disa muaj më parë, në kohën kur Gjykata Kushtetuese shqyrtonte kërkesën për t’i hequr mandatin e deputetit, organizonte gjyqe nëpër auditorë universitetesh, duke nxjerrë gjithnjë veten fitues.
 
Kokëdhima ka befasuar sërish dje, teka është vetëshpallur kandidat në hije për postin e kryeministrit. Përpos sfidantit zyrtar (Lulzim Basha), kryeministri Edi Rama tashmë do të ketë një tjetër ‘rival’ në hije, i cili synon karrigen e kryeministrit.
 
Dhe nuk bëhet fjalë për një iluzion apo ëndërr në horizontin e largët, por sipas tij, për një të ardhshme të afërt, gati të prekshme, thua se ‘ZGJIDHJA’ e tij sapo ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.
 
Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të ardhmen e afërt për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: Ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”, tha Kokëdhima, gjatë një takimi në Pogradec.
 
Në fjalimin e tij, përpos projektit për t’u bërë kryeministër ‘në një të ardhshme të afërt’, kishte edhe një paradoks tjetër. Kokëdhima deklaroi se ‘ZGJIDHJA’ nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, për shkak të bojkotit të Partisë Demokratike, në kushtet kur ‘ZGJIDHJA’ nuk është një parti politike, nuk është regjistruar në gjykatë dhe si e tillë nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.
 
Pra, është si të thuash se një OJQ apo organizim vullnetar i pa formalizuar, do të bojkotojë zgjedhjet.
 
“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. ZGJIDHJA nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “ZGJIDHJA” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së”, u shpreh Kokëdhima.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh