Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim dhe pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në kuadër të kësaj veprimtarie të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe rrahjes së problemeve për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore.
Në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu krerë shtetesh e qeverish, autoritete të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Nishani është nisur për në Meksikë pas betimit që mbrëmë bënë 6 ministrat dhe zv/ kryeministri teknik.
dy.b/shqiptarja.com
