Pas bisedës me Ramën, studentët
e Gjeologjisë i rikthehen mësimit

TIRANE- Pas gati një jave bojkot e protesta të studentëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave kundër vendimit të qeverisë për t’i kaluar kjo godinë në administrim Ministrisë së Drejtësisë, duket se do të rifillojë mësimi. Studentit do t’i rikthehen auditorëve, pas takimit ditën e djeshme me kryeministrin Rama i cili i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një largim të tyre nga godina, por disa ambiente të godinës aktuale të Fakultetit do të vihen në dispozicion të Gjykatës së Lartë.
 
Lidhur me këtë fakt, kryeministri Rama u tha dje studentëve që protestonin para Kuvendit se kishte folur me dekanin e fakultetit, por me sa duket ky fakt nuk u është përcjellë studentëve.
 
Kreu i qeverisë tha se në të njëjtin truall do të ndërtohet një godinë e re, e cila do të jetë e standardeve bashkëkohore dhe me të gjitha kushtet laboratorike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!

Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!