Pas bllokimit, Maqedonia lejon
kalimin e kamionëve shqiptarë

Pas bllokimit, Maqedonia lejon<br />kalimin e kamionëve shqiptarë
Doganat maqedonase nuk do të ndalin më në kufi, kamionët shqiptarë me importe bujqësore. Lajmi është konfirmuar nga Ministria Shqiptare e Bujqësisë, sipas së cilës zv/drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Maqedonisë, ka njoftuar të martën në mbrëmje ambasadorin shqiptar Fatos Reka për këtë veprim të qeverisë së Shkupit.
 
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, kamionët do të lejohen të shkojnë në depon më të afërt të destinacionit, në pritje të përfundimit të analizave fitosanitare.
 
Këtë fakt, ambasadorit shqiptar në Shkup i është konfirmuar edhe nga ministri maqedonas i Ekonomisë Bekim Neziri. Sipas tij ky ishte një vendim i marrë këto ditë, por se shumë shpejt, në mbledhjen e rradhës se qeverisë maqedonase, do të konvertohet në vendim me shkrim, për të mos lejuar me përsëritjen e rasteve si deri tani kur kamionët shqiptarë bllokoheshin në kufi nga dogana maqedonase.
 
Autoritetet shqiptare kishin parashikuar të ngrinin shqetësimin gjatë mbledhjes CEFTA-s, këtë të mërkurë në Moldavi.
 
Një ditë më parë, ishte ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj që pas bllokimit të perimeve shqiptare në doganat e Maqedonisë, i dërgoi ultimatum palës maqedonase për zgjidhjen e situatës, pasi në të kundërt do të zbatohej marrëveshja e reciprocitetit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat