Pas paraqitjes të suksesshëm në botëror rritet interesimi për futbollistin me origjinë Kosovare Xherdan Shaqiri duke u bërë një nga futbollistët më të kërkuar nga disa nga klubet më të mëdha europiane.
Pas Liverpoolit dhe së fundmi Borussia Dortmundit, futbollisti kosovar është futur edhe në listën e klubit italian, Romës.
Sipas gazetarit të "Sky Sport" Gianluca di Marzio, paraqitjet e mira të Shaqirit për Zvicrën në Kampionatin Botëror kanë bërë që Roma të përgatitë një strategji për të arritur deri tek sigurimi i shërbimeve të tij.
Bayern deri më tani ka bërë të qartë se për shitjen e Shaqirit kërkon rreth 20 milionë euro, prandaj drejtuesit e Romës kanë përgatitur kontaktet e para me menaxherin, njëkohësisht vëllanë e tij e futbollistit kosovar.
E ardhmja e Shaqirit mund të jetë pikërisht Roma, por akoma nuk dihet se si do vendoset për yllin kosovar.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com