Pas Brexit Anglishtja, jo më gjuhë
 zyrtare e Bashkimit Europian 

Pas Brexit Anglishtja, jo më gjuhë<br /> zyrtare e Bashkimit Europian 
Pas daljes së Britanisë së Madhe anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e Bashkimit Europian. Është kjo deklarata e një prej zyrtarëve të lartë të Parlamentit Europian e cila thotë se asnjë vend tjetër anëtar i unionit nuk e ka anglishten si gjuhë zyrtare ndaj dhe ajo mund të humbasë statusin që ka. Danuta Hübner, kryetare e Komisionit të Cështjeve Kushtetuese në Parlamentin Europian, paralajmëron se anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e BE-së pasi Britania të jetë larguar nga unioni.

Hubner kujton se aktualisht anglishtja është një prej 24 gjuhëve zyrtare të BE-së për shkak se është gjuhë e Britanisë së Madhe. Por sapo vendi të përfundojë procesin e daljes nga unioni, anglishtja do ta humbasë këtë status.

“Nëse s’do të kemi më Britaninë, s’kemi as anglishten”-thotë Hubner. Por ajo ccka është më interesante, është fakti se anglishtja është një gjuhëve të punës nëpër institucionet e Bashkimit Europian, dhe Hubner pranon se është gjuha dominuese dhe më e përdorura nga punonjësit civil të BE-së. Ndaj, sipas saj, rregullorja e gjuhëve zyrtare të BE-së do duhet të ndryshojë në mënyrë unanime nga vendet anëtare nëse ato pranojnë që ta mbajnë anglishten si gjuhë zyrtare.

Sidoqoftë, një burim zyrtar brenda BE-së shpjegon se rregullorja e gjuhëve zyrtare parashikon që ato të përkthehen në më shumë se një gjuhë. Rregullorja e vitit 1958 që fillimisht u shkruajt në frengjisht nuk thotë nëse një vend mund të ketë më shumë se sa një gjuhë zyrtare, por nuk gjithësesi kjo gjë nuk përjashtohet.

Tashmë që pas rezultateve të referendumit që treguan se shumica e britanikëve kishin votuar për të dalë nga BE, Komisioni Europian ka nisur të përdorë frengjishten dhe gjermanishten më shpesh në komunikimet zyrtare si një lëvizje simbolike. Nga ana tjetër president ii këshillit rajonal të Toskanës, Eugenio Giani, ka kërkuar që italishtja të bëhet gjuhë zyrtare e BE-së.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre