Pas Britanisë, një tjetër shtet në BE rrezikon daljen, kryetari: Duam 'Swexit'

Pas Britanisë, një tjetër shtet në BE rrezikon daljen, kryetari: Duam 'Swexit'

Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker dhe kryetari i PD-së në Suedi, Jimmie Akesson

Pas Britanisë së Madhe një tjetër shtet, pjesë e Bashkimit Europian, shton gjithmonë e më shumë zërat për të dalë nga unioni. Është kryetari i Partisë Demokrate në Suedi, udhëheqësi i djathtë, Jimmie Akesson, ai që ka kërkuar një referendum për daljen e Suedisë nga BE.

Me anë të një “Swexit”, ai iu ka bërë thirrje deputetëve suedezë t’u japin qytetarëve një mundësi për t’u shprehur në lidhje me Europën.

Në një prononcim për gazetën “Dagens Industri”, ai e ka quajtur BE “një rrjet të madh korrupsioni ku askush s’ka kontroll mbi asgjë”.

Kryedemokrati u shpreh se Stokholmi paguan shumë para dhe merr shumë pak.

Åkesson tha gjithashtu se vrima e zezë e buxhetit e lënë nga Brexit do ta detyrojë Suedinë për disbursime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që një udhëheqës politik suedez bën thirrje për një referendum për daljen nga BE.

Peter Lundgren, eurodeputeti  i Suedisë, parashikoi daljen nga Bashkimi Europian pas Brexit që një vit më parë.

Vendi do të kalojë në zgjedhje të përgjithshme në shtator të 2018-ës, ku pritet të bëhet edhe forca  e dytë më e madhe e Suedisë.

Ai ka nevojë të paktën 117 deputetë për të mbështetur propozimin e tij për mbajtjen e referendumit kushtetues mbi BE.

PD në Suedi është aktualisht partia e tretë më e madhe në parlament, duke mbajtur 42 vende nga 349 gjithsej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujt i rruhet: 21/06/2018 16:41

    Kush pjer dh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025