Pas Bruno Shllakut, Genc Fuga,
një tjetër aktor bëhet pjesë e PS

Pas Bruno Shllakut, Genc Fuga,<br />një tjetër aktor bëhet pjesë e PS
Pas marrjes së teserës së anëtarësimit në Partinë Socialiste nga aktori i njohur, Bruno Shllaku, një ditë më parë në Shkodër, një tjetër figurë e skenës, Genc Fuga, iu bashkua sot Partisë Socialiste. 
 
Kryeministri Edi Rama i dorëzoi atij kartën e anëtarësisë dhe u shpreh se PS është e hapur për figura të shquara të skenës dhe artit. Ndërsa vetë Fuga u shpreh se zgjodhi të behej pjesë e PS, pasi kjo forcë politike është një familje e madhe dhe po i sjell ndryshime vendit.

Gjithashtu Rama dhe Fuga nuk shmangën as batutat me njëri - tjetrin, kur aktori u shpreh se e kishte këshilluar bashkëshortja e tij, gjithashtu aktore, Eni Jani, që të bëhej pjesë e PS.  

 "PS është turbina më e madhe e aksionit dhe mendimit politik. Dhe e dyta, fal drejtimit të duhur, po hedhim hapa shumë përpara nga largimi i utilitarizmit apo politikës së përditshme Tashmë jemi në prag të përcaktimit të strategjive të zhvillimit. Dhe kjo patjetër që do të na lëvizte jo vetëm nga divani, por edhe nga shtëpia", u shpreh Fuga.
 
Ndërsa Rama iu drejtua me një batutë që të mos zgjatet aq shumë, por t'i bjerë shkurt e të thotë se e ka nxjerrë gruaja nga shtëpia. "Të nxori gruaja dhe erdhe në këtë shtëpi se ka vend edhe për mua. Dhe të ka shoqëruar deri këtu...mos u mërzit se e ke në duar të sigurta", u shpreh Rama.
 
Kreu i PS ftoi deputeten Blerina Gjylameti që t'i japë kartën e anëtarësisë së PS aktorit, Genc Fuga. 

Aktiviteti i shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë së Partisë Socialiste të Tiranës u zhvillua në Pallatin e Sporteve "Asllan Rusi". Dega e PS-së në Tiranë numëron rreth 20 mijë anëtarë.


Redaksia online
L.Q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje