Pas burgosjes së Ekrem Imamoglu, Këshilli Bashkiak i Stambollit zgjedh kryebashkiak të ri të përkohshëm

Pas burgosjes së Ekrem Imamoglu, Këshilli Bashkiak i Stambollit zgjedh kryebashkiak të ri të përkohshëm

Nuri Aslan

Këshilli Bashkiak i Stambollit, i drejtuar nga opozita, zgjodhi një kryebashkiak të përkohshëm për të drejtuar qytetin, pasi kryebashkiaku Ekrem Imamoglu u burgos dhe është në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, që ai dhe mbështetësit e tij i mohojnë dhe i quajnë të politizuara.

Këshilli Bashkiak emëroi Nuri Aslan si kryetar në detyrë me shumicën e votave të anëtarëve.

Arrestimi javën e kaluar i Imamoglu, rivalit më të madh politik të presidentit Tajip Erdogan, shkaktoi demonstratat më të mëdha antiqeveritare në Turqi në më shumë se një dekadë dhe çoi në arrestime masive, pasi qindra mijëra dëgjuan thirrjet e opozitës dhe dolën në rrugë në protesta kryesisht paqësore.

Burgosja i tij të dielën është kritikuar nga partia kryesore opozitare e Imamoglu, Partia Popullore Republikane (CHP), liderët perëndimorë, partitë e tjera opozitare dhe grupet e të drejtave si një veprim antidemokratik që synon eliminimin e një kërcënimi elektoral ndaj Erdoganit.

Qeveria mohon ndikimin mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur  protestat mbarëkombëtare një shfaqje. Me vendim të qeverisë pas protestave masive, janë ndaluar protestat për një javë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë

Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë