TIRANË - Presidenti vendit, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran.
Begaj i shprehur ambasadorit Tarran mirënjohjen për ndihmën që Prezenca e OSBE-s ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, ndërsa theksoi bindjen së një bashkëpunim i tillë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Pak ditë më parë, ambasadori Tarran zhvilloi një tjetër takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, ku në fokus të takimit ishte vota e diasporës dhe reforma zgjedhore.