Pas deklaratave në Beograd të Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, se Kievi zyrtar do të vijojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, kanë reaguar Vetëranët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës.
Veteranët e UÇK, në një reagim të shpërndarë në mediat sociale e cilësojnë deklaratën e Zelenskyt si anti-kosovë dhe një deklaratë që shkon për shtat një aktori komik, një profesion që Zelensky e ka ushtruar përpara futjes së tij në politikë.
““Z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshe president!”, thuhet në reagim
Zelensky një ditë më parë tha në Beoigrad në krah të Aleksandër Vuçiç në vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi se pozicioni I Ukrainës për të mos njohur shpallej e njëanshme të pavarëisë nga Kosova mbetet I pandryshuar.
Vetëranët e UÇK kujtojnë në deklaratën e tyre se legjitimiteti I pavarësisë së Kosovës u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale, me GJND në Hagë që konstatoi se shpallja nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare në 2010.
Deklarata e plotë
"z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tënd para se të bëheshe president! Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t'i dhënë fund pushtimit rus:
1) Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë.
2) Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe.
3) Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.
4) Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese."
Lajmi kryesor:
Zelensky tha nga Serbia se nuk e njeh Kosovën, Tirana zyrtare: S'mund të hiqet paralele me Ukrainën, janë 2 realitete të ndryshme





