Pas deklaratave të Samitit të NATO-s, Pekini kërkon që organizata të mos e ekzagjerojë me 'kërcënimin kinez'

Vendosja e Kinës në qendër të agjendës së NATO-s dhe konsiderimi i saj si një faktor kërcënues në "rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla" ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Pekinit zyrtar.

Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje në lidhje me zhvillimin e saj paqësor duke theksuar se politika e saj e mbrojtjes ishte "me natyrë mbrojtëse" dhe i kërkoi NATO-s që "t'i kushtonte më shumë energji promovimit të dialogut".

"Qasja jonë për mbrojtjen dhe modernizimin ushtarak është e justifikuar, e arsyeshme, e hapur dhe transparente," tha në një deklaratë misioni i Kinës në Bashkimin Evropian.

Bnë deklaratë thuhej se NATO duhet të shikojë zhvillimin e Kinës në një "mënyrë racionale" dhe "të ndalojë së shfrytëzuari interesat dhe të drejtat legjitime të Kinës si justifikim për të manipuluar politikën e bllokut, të krijojë konfrontim dhe të nxisë konkurrencën gjeopolitike".

Deklarata e NATO-s erdhi në fund të një samitit një ditor të mbajtur ditën e djeshme në Bruksel, ku i pranishëm ishte edhe Joe Biden si president i SHBA.

Kina është një nga fuqitë kryesore ushtarake dhe ekonomike në botë dhe ushtria kineze aktualisht ka forcat më të mëdha të armatosura në botë, me mbi dy milion personel në detyrë aktive.

Mesazhi i ashpër i NATO-s për Kinën pasoi kritikat ndaj vendit nga G7, që u takuan për një samit në Angli javën e kaluar. Në një komunikatë liderët e G7 kritikuan Kinën për abuzime të pretenduara të të drejtave të njeriut dhe kërkuan një hetim transparent të origjinës së Covid-19 në vend.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025