Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj objektivave dhe infrastrukturës në Ukrainë, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për shtimin e goditjeve ndaj rafinerive ruse.

Paralajmërimi vjen nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në një kohë kur këtë të diel në Kiev janë dëgjuar shpërthime dhe është goditur ura Pivnichnyi, ndërsa në kryeqytetin ukrainas ndodhet për vizitë kancelari gjerman Friedrich Merz.

“Pas deklaratave të bëra nga Zelensky, sulmet e Forcave të Armatosura ruse kundër instalimeve ushtarake dhe industriale, si dhe kundër infrastrukturës së lidhur me to, në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës, do të intensifikohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Moska e paraqet vendimin si “përgjigje ndaj kërcënimeve” të Zelenskyt, pasi presidenti ukrainas ka folur për shtimin e sulmeve kundër rafinerive të naftës në territorin rus.


Lajmi kryesor:

Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë