Pas denoncimit nga A1 Report
Mjedisi i ndërpret punën KURUM

Pas denoncimit nga A1 Report<br />Mjedisi i ndërpret punën KURUM
ELBASAN - Pas denoncimit të shkeljes së hapur që KURUM i bëri urdhrit të Ministrisë së Mjedisit duke rinisur punën pas vendimit të pezullimit, Inspektoriati në këtë institucion ka shkuar në zonën e ish-Metalurgjikut ku KURUM ushton aktivitetin për t’i komunikuar zyrtarisht ndërprerjen e punës.
 
Inspektorati i Mjedisit ka inspektuar këtë të mërkurë KURUM pas kronikës që televizioni A1 Report transmetoi një ditë më parë që faktonte rinisjen e punës. Tymi mbuloi sërish qytetin e Elbasanit, pas vënies në punë të impianteve të përpunimit të skrapit.
 
KURUM rinisi punën me argumentin se nuk i kishte mbërritur shkresa zyrtare nga Ministria e Mjedisit për pezullimin e aktivitetit. Në këto kushte, Inspektoriati në këtë ministri i ka komunikuar vendimin kompanisë turke. Ndërkohë specialistët e mjedisit deklarojnë se shkresa i është përcjellë fillimisht në mënyrë elektronike  dhe e kanë komunikuar tek KURUM. Kompania ka ndalur punën menjëherë pas takimit me inspektorët e mjedisit. 

A1 Report ishte sërish pranë kompanisë KURUM dhe situata duket e qetë dhe të gjitha uzinat aktualisht nuk punojnë.
 
Më 10 prill Ministria e Mjedisit vendosi të pezullojë aktivitetin e kompanisë së përpunimit të hekurit dhe çelikut KURUM duke i vendosur tre masa të detyrueshme të cilat duhet t’i plotësojë deri më 20 Maj të këtij viti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim