LUSHNJE- Pas publikimit në media të denoncimit të bërë nga Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ndaj inspektorit të Drejtorisë së Legalizimeve në Lushnjë, për marrjen e kartave të identitetit, ky problem është zgjidhur. Deputeti i PS, shkruan sërish në rrjetin social “Facebook”, se inspektori Rahman Dupi “i ka kthyer në familjen përkatëse kartat e identitetit”.

“Rahman Dupi, Inspektori i Drejtorisë së Legalizimeve, i dorëzoi kartat e identitetit në familjen ku i kishte marrë menjëherë pas publikimit në media të këtij fakti. Mesa duket i mbante në xhep”, shkruan Braçe.

ORA 17:15 BRACE DENONCON INSPEKTORIN: KA MBLEDHUR LETERNJOFTIMET E VOTUESVE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka denoncuar një rast tentative për vjedhjen e votave në 23 qershor. Në faqen e tij në rrjetin zyrtar “Facebook”, Braçe shkruan se “inspektori i Drejtorisë së Legalizimeve në Lushnjë, Rahman Dupi, ka mbledhur karta identiteti të votuesve me arsyen për efekt legalizimi, dhe nuk ua kthen me qëllim që të mos votojnë nesër”.

“Quhet Rahman Dupi, është inspektor në Drejtorinë e Legalizimeve. Po shkel rëndë ligjin duke konsumuar një krim. Ka mbledhur kartat e identitetit për efekt legalizimi nga votuesit, mes të cilëve edhe votues në Divjakë, por nuk ua kthen me qëllim që të votojnë nesër”, shkruan Braçe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)