Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako kishte zgjedhur të martën për të bërë prezantimin e panairit “Policia që duam”, ku reklamonte paisjet e policisë të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I sapo kthyer nga SHBA, Çako mes shumë paisjeve teknologjike dhe logjistike, kishte zgjedhur që të bënte dhe pak humor duke ironizuar nëpërmjet një kutie të zezë në të cilën ishte shkruar: ”A ndodhet këtu paisja e përgjimit???”.
Mirëpo përtej shakasë ironizuese, homori i kreut të Policisë së Shtetit është prishur nga një telefonatë që vinte nga Prokuroria e Tiranës, e cila e njoftonte se duhet të paraqitej në prokurori për t’u njohur me vendimin e gjykatës që kishte urdhëruar pezullimin e tij nga detyra.
/Shqiptarja.com