Pas dorëheqjes kryeministri libanez
takohet me mbretin e Arabisë

Pas dorëheqjes kryeministri libanez<br />takohet me mbretin e Arabisë<br>
Dy ditë pas deklaratës për dorëheqje, kryeministrin libanez Saad Hariri, takohet me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, mbreti Selman ka pritur Haririn në Pallatin Jemame në Riad.

Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet në Liban, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Adel al-Xhubejr, ministri i Brendshëm Abdulaziz bin Saud, ministri i Shtetit Musaid bin Muhamed al-Ajban dhe ministri përgjegjës për Çështjet e Gjirit Samir Sebhan.

Nga ana tjetër, Hariri përmes medias sociale theksoi se ndihet i nderuar nga vizita që i ka bërë mbretit Selman.

Ndryshe, kryeministri i Libanit, Saad Hariri të shtunën shpalli dorëheqjen e tij nga detyra ende pa kaluar një vit, pasi ai mori votëbesimin në Parlament në dhjetor të vitit 2016.

Në fjalën e tij, Hariri tha se "Hezbollahu dhe Irani janë duke destabilizuar rajonin", duke shtuar madje se "është i brengosur se ndaj tij mund të bëhet atentat".

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online