Pas dorëheqjes së Renzit/ Pd-ja italiane
thirrje Legës dhe 5 Yjeve: Qeverisni vendin!

Pas dorëheqjes së Renzit/ Pd-ja italiane<br />thirrje Legës dhe 5 Yjeve: Qeverisni vendin!<br>
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali dhe pas dorëheqjes së kryetarit Matteo Renzi ëhstë mbledhur sot kryesia kombëtare e Partisë Demokratike italiane e udhëhequr nga kryetari i kryesisë Matteo Orfini, që e nisi takimin me leximin e letrës së dorëheqjes së Matteo Renzit.

Më pas, nënkryetari i kësaj force, Maurizio Martina, u bëri një thirrje, partive ekstremiste që dolën triumfuese nga këto zgjedhje, që të formojnë qeverinë, gjë që sipas tij është përgjegjësia e tyre.

"Kryesia paraqitet me një boshllëk në këtë takim. Por unë besoj se është e rëndësishme që të vazhdojë të punojë së bashkua me mua në këto javë që na ndajnë nga Asambleja. Me kontributin tuaj – tha nënkryetari Maurizio Martina – do të kërkoj që ta drejtoj partinë në tranzicionin delikat të brendshëm dhe institucionale që do të kalojë. Do ta bëj me maksimumin e gjithëpërfshirjes, të pakicave dhe shumicave, duke pikasuar menjëherë bashkë një vend të përbashkët koordinimi. Kërkoj bashkim”.

"Forcave që kanë fituar – nënvizoi ai – u themi vetëm një gjë: tani nuk keni më justifikime. Tani koha e propagandës ka përfunduar. E kam në mënyrë të veçantë me Legën dhe Pesë Yjet. Qytetarët iu kanë votuar për të qeverisur, kështu që tani këtë beni. Të dashur Di Maio dhe Salvini, merrni përsipër përgjegjësitë që u takojnë”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë