Nvidia, kompania që është kthyer në një nga shtyllat kryesore të industrisë globale të inteligjencës artificiale, po kalon një nga krizat më të mëdha në historinë e saj. Largimi i bashkëthemeluesit dhe drejtuesit Jensen Huang ka tronditur tregjet financiare, ndërsa aksionet e kompanisë pësuan rënie të ndjeshme pas njoftimit.
Në këto rrethana, drejtimin e përkohshëm të kompanisë do ta marrë Colette Kress, e cila prej shtatorit të vitit 2013 mban postin e drejtoreshës financiare të Nvidia-s.
Para se t’i bashkohej kompanisë, ajo kishte punuar për afro 25 vite në sektorin financiar të gjigantëve teknologjikë si Microsoft dhe Cisco. Kress do të vijojë të mbajë edhe detyrën e CFO-së, ndërsa bordi drejtues ka nisur kërkimet për një pasues të përhershëm të Huang.
Ndërkohë, bordi drejtues ka nisur procesin për gjetjen e drejtuesit të ri, duke shqyrtuar kandidatë brenda dhe jashtë kompanisë. Kress është shprehur se synon të vijojë punën mbi themelet e ndërtuara gjatë 33 viteve të drejtimit të Jensen Huang.
Lajmi kryesor:
Jensen Huang jep dorëheqjen si CEO i Nvidia! Bien aksionet në bursë të gjigantit të çipave, tronditet bota e IA-së! Colette Kress merr përkohësisht drejtimin e kompanisë






Komente
Komento