Mesa duket pas dy golave të shënuar me Juventusin, ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo ka treguar se është në humor të mirë.

Një video e Ronaldos duke imituar gazetarin që po fliste para kamerës po bën xhiron e rrjetit.  Gazetari dukej i pavetëdijshëm se çpo ndodh pas tij dhe vazhdon me punën ndërsa Ronaldo e imiton.

Ronaldo, 33 vjeç, u transefuar tek Juventus për 100 milionë euro nga Reali i Madridit.

Vetëm pas katër javësh kampionat, 33-vjeçari ia doli që të gjente rrugën e golit duke shënuar plot dy kundër Sassuolo-s.