Pas Fatos Nanos, arrestimi i 
Mark Frrokut precedenti numër 2

Pas Fatos Nanos, arrestimi i <br />Mark Frrokut precedenti numër 2
Mbyllja në qeli e deputetit Mark Frroku, shënon rastin e dytë në historinë e demokracisë Shqiptare që një deputet i kuvendit futet në burg gjatë ushtrimit të mandatit të tij parlamentar. Rasti i parë shënohet në vitin 1992 me arrestimin dhe më pas burgosjen e liderit të Partisë Socialiste Fatos Nano.
 
Ky i fundit kishte fituar mandatin e deputetit, por pas ardhjes në pushtet të Demokratëve, ish-presidenti Sali Berisha urdhëron arrestimin e tij, duke e dënuar me disa vite burg. Pas shumë vitesh, një histori e njëjtë ndodh me deputetin Mark Frroku, i cili teksa ishte i mandantuar nga populli për të ushtruar në Kuvend funksionin e tij të deputetit, ai arrestohet dhe më pas burgoset.
 
Frroku akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Bruksel të Belgjikës, ndërkohë që në vitin 2010 gjykata e këtij shteti e kishte dënuar me 10 vite burg së bashku dhe me 4 persona të tjerë, por që më pas dosja e Frrokut është rikthyer për rigjykim. Për pasojë autoritet Belge kanë marrë një vendim të dytë ahrresti dhe më tej i është kërkuar drejtësisë Shqiptare që të arrestojë deputetin.
 
Frroku u arrestua në 2 prill për të dytën herë, ndërkohë që dy prokurorë kanë shkuar në polici dhe kanë marrë në pyetje deputetin Mark Frroku. Ky i fundit ka deklaruar shkurt dhe prerë se pasurinë e tij e kishte vënë si rezultat i tregtisë dhe bizneseve që disponon. Ndërkohë që u ka deklaruar prokurorëve se ishte me profesion “Jurist” dhe se administronte një sërë pasurish, nga të cilat nxjerr të ardhura të mjaftueshme. Frroku nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime kur është pyetur për vrasjen e kryer në Belgjikë, duke pohuar se në kohën kur ka ndodhur krimi, ai nuk ka qenë fare në shtetin Belg.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve