Pas festave, rikthimi në punë i vështirë për shumë njerëz! Këshilla nga psikologët: Të vëmë objektiva të reja për të përmbushur

Pushimet e festave të fundvitit priten me padurim nga të gjithë, pa dallim moshe. Por, rikthimi në rutinën e përditshme pas atmosferës festive nuk është i lehtë.

Rinisja e aktiviteteve të përditshme pas pushimeve shpesh herë përjetohet me stres nga njerëzit. Për psikologët kjo gjendje është mëse e kuptueshme, ndërsa sugjerojnë disa këshilla që ndihmojnë t’i kthehemi normalitetit sa më shpejt.

“Ta marrin me sportivitet, e para është që ta pranojmë se ka nisur viti, jemi kthyer nga pushimet dhe duhet të vazhdojë rutina. Të mbajnë veten të angazhuar me punë, dhe jo duke qëndruar e duke parë fotot sesa të bukura ishin kur kaluam. Por, të fillojmë ku e lamë punën që në kemi nisur dhe të ngremë objektiva të reja për të përmbushur këto punë që ne kemi bërë. Të përdorim pjesën e pushimeve si një periudhë reflektimi dhe më pas të gjitha ato që ne i kemi reflektuar t'i vëmë në zbatim”, tha psikologia Renisa Beqiri.

Periudha pas pushimeve ndikon tek të gjithë, por tek të rinjtë pasojat janë më të forta thotë për Report TV psikologia Renisa Beqiri.

“Janë kryesisht të rinjtë ata të cilët kanë energjinë, dëshirën për të bërë më shumë, dhe jo gjithmonë jeta të favorizon, ndoshta eksperienca, ndoshta vendi ku jeton, mundësitë që kanë nuk ua hapin dyert në mënyrë të menjëhershme. Po ashtu janë edhe mosha e tretë, të moshuarit. Edhe fëmijët e përjetojnë rikthimin në shkollë, sepse vijnë nga pushimet që kanë pasur familjen në dispozicion, prindërit e tyre aty”, shtoi ajo.

Psikologët sugjerojnë qe përveçse duhet të pranojmë fillimin e vitit të ri dhe të marrim seriozisht objektivat që i kemi vënë vetes, duhet të angazhohemi sa më shumë me aktivitete të ndryshme sportive, pa lënë mënjanë edhe leximin e librave.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë