Pas Fitores, Basha: Dera e
PD- së e hapur për kritikët

Pas Fitores, Basha: Dera e<br />PD- së e hapur për kritikët
 Pas fitores si kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se kjo forcë është e hapur për të gjithë kritikët.

Teksa falënderoi të gjithë demokratët për votën e tyre, Basha nuk harroi pa shprehur mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selami.

Ai shtoi se vota e demokratëve është një borxh për të. Ai shtoi se e ardhmja e PD është e sigurt.

"Kjo pjesëmarrje masive ishte shprehjee e besimit tek demokracia jonë por është edhe tregues se demokratët janë të vendosur të forcojnë PD.Kjo pjesëmarrje është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt. Falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në debatin për zgjedhjen e kreut të PD.

Falenderoj Selamin që vlerësoi demokratët .
 
Sot jam mirënjohës ndaj të gjithë demokratëve që më votuan, Vota juaj më bën të ndihem i përulur, i di vërjetjet dhe brenga tuaja sikurse di dhe shpresat tuaja ndaj meje"
tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se Partia Demokratike duhet të shohë përpara tashmë dhe të fitojë besimin e shqiptarëve. 

"Vota juaj një borxh i madh për mua borxh që do jua kthej duke punuar me vendosmëri . Vota e 60 mijë deomkratëve vërtetoi se kauza e jonë clirimit të vendit nga droga është kauza e kohës së sotme ,është një kauzë që do të shkojë përpara.

Gara tregoi se PD është një parti e madhe evropiane, ne vërtetë humbën zgjehdjet por nuk humbën forcën dhe kurojën, nuk humbën shprtin tonë kombëtar e evropiane, Do të japim kontributin tonë për të ardhmen e Shqipërisë.

PD është forca që do ta coj vendin përpara. Duhet të shohim përpara duke u modernizuar. Sot dua të garantoj se PD do të jetë më demokratike duke i dhënë pushtet antarëve të saj. Siguroj anëtarët se vendimarrja do të jetë në dorën tuaj, do të vendosni ju se cilët do të jenë të përzgjedhurit tuaj. Të gjithë do të pyeteni
" shtoi Basha

Kreu i PD në fund të fjalës së tij tha se dera nuk është e mbyllur për asnjë në PD.
 
"Akti i djeshëm  nuk është një derë e mbyllur, janë të gjithë të mirëpritur edhe nëse për një moment ka humbur rrugën. Vota e djeshme ishte dhe një kontratë e re e për vendin për ta bërë Shqipërinë një vend ku sundon ligji, ku paratë dhe instrumentet e vendit janë për qytetarët" u shpreh Basha .

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë