Pas Francës edhe SHBA aprovojnë dhënien e një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID!

Në përpjekje për të forcuar imunitetin e personave të rrezikuar nga COVID-19, ekspertët e shëndetit në SHBA kanë marrë vendimin që ata të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer ose Moderna.

Agjencia e Ushqimit dhe  e Barnave tha se kjo metodë do të zbatohet për disa milionë amerikanë që janë më të djeshëm ndaj virusit për shkak të transplanteve të organeve dhe sëmundjeve të rënda. Ndërkohë që një masë të tillë më parë e kanë marrë Franca, Gjermania dhe Izraeli.

Vendimi është marrë pasi në bazë të studimeve tregohet se një sistem imunitar i cili është mësuar me ilaçe për të luftuar sëmundje të tjera, për të pasur mbrojtje më të madhe duhet të marrë edhe një dozë të tretë.

 “Kjo i lejon mjekët të rrisin imunitetin e individëve të caktuar me imunitet të dobët, të cilët kanë nevojë për mbrojtje shtesë nga COVID-19,” tha në një deklaratë Dr. Janet Woodcock.

Agjencia e Ushqimit dhe Barnave përcaktoi se ata që kryejnë transplant dhe të tjerët me imunitet njësoj të dobët, mund të marrin një dozë të tretë të vaksinave nga Pfizer dhe Moderna, të paktën 28 ​​ditë pas marrjes së dozës së dytë.

E njëjta masë po diskutohet edhe në Itali dhe me shumë mundësi do të marrë miratimin brenda pak ditësh.

Vendimet e shteteve perëndimore kanë ardhur pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të OBSH-së për të arritur imunitetin e tufës dhe për të dorëzuar doza ekstra për vendet në nevojë.

Vendimi vjen pas përhapjes së variantit Delta të COVID-19 në SHBA, variant i cili ka shtuar infektimet, shtrimet në spital dhe vdekjet.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda