Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas njoftoi se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, ato të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe.
Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend.
Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre.
Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për ato të treta, ku hyjnë edhe shtetet e rajonit.
Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, i cili do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani.
Për zona të veçanta, do të mbeten në fuqi paralajmërimet e udhëtimit, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000 banorë.
Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet në një konferencë për shtyp se europianëve nga vende me nivele të ulëta koronavirusi mund t`iu lejohet sërish udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump i tha gazetarëve se hyrja në vend së shpejti do të jetë e mundur për disa udhëtarë nga Europa . “Do të bëjmë njoftime të caktuara për vendet e tjera, përfshirë ato europiane, por mund të them se në këtë drejtim, kemi bërë mjaft përparime”, u shpreh shefi I Shtëpisë së Bardhë
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme
23 Nëntor, 18:05
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03