Pas emërimit të Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e radhës të Këshilli Mbikëqyrës janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj të disa prej departamenteve, më konkretisht ai i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare – Demiz Dërralla, Departamentit të Administrimit – Jonida Mero, Departamentit të Teknologjisë së Informacionit – Indrit Xhemali dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore – Andi Bala.
Nga ana tjetër Guvernatori ka emëruar si shef të kabinetit të tij Donald Duraj. Këto ndryshime janë kryer në kuadër të përmirësimeve organizative në Bankën e Shqipërisë, duke synuar rritjen e efektivitetit të këtyre departamenteve dhe përcjelljen e një fryme të re në përmbushjen e funksioneve kryesore të institucionit.
Sipas drejtuesve të BSH, objektiv kryesor i institucionit mbetet forcimi i rolit mbikëqyrës, rregullator dhe licensues, përafrimi i mëtejshëm me standardet e Bazelit dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe rritja e kapacitetit të administrimit të rreziqeve.
Gjithashtu, nëpërmjet këtyre ndryshimeve do të synohet një administrim dhe mbarëvajtje më e mirë e shërbimeve logjistike dhe burimeve njerëzore në Bankën e Shqipërisë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com