Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç ka hedhur kritka ndaj kryeministrin Edi Rama. Në një komunikim me agjencinë e lajmeve "Beta", kryeministrja serbe ka thënë se Rama është i pasinqertë dhe flet ndryshe për ndryshe nëpër konferenca.

Deklarata e Ana Branbiç vjen pas akuzave të hedhura nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ku tha se Rama kishte ushtruar presion.

“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerëzore” – tha Brnabiç dhe shtoi se “gjithmonë do të bisedojë me Ramën”, duke rekomanduar se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet”.

Duke folur për Samitin e 29 prillit, ajo tha se bisedimet ishin të vështira, por delegacioni serb i përfaqësoi mirë interesat e vendit.

“Jemi këtu (në Berlin) për të vazhduar bisedimet dhe për të gjetur kompromis, por taksat duhen hequr“- shpjegoi kryeministrja, duke shtuar: “Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një rajon tjetër për brezat që do të vinë“.