Pas humbjes në parapraket në
Indiana, Cruz tërhiqet nga gara

Pas humbjes në parapraket në<br />Indiana, Cruz tërhiqet nga gara
Pas humbjes në parapraket në Indiana, kandidati republikan Ted Cruz është tërhequr nga gara. Kështu Donald Trump mbetet kandidati i vetëm republikan pas tërheqjes së Cruz.

Në shtetin e Indianas, Donald Trump fitoi 53 për qind të votave republikane kundër senatorit të Teksasit (37 për qind), i cili deklaroi se do të ndërpresë fushatën e tij.

Me fitoren në parapraket e Indianës, Trump është gjithnjë e më afër emërimit partiak. Ai deri tani ka 1041 delegatë ndërsa për të fituar nominimin partiak, një kandidati i duhen 1237 delegatë.

“Bëmë gjithçka mundëm në Indiana, por votuesit zgjodhën një tjetër rrugë. Me zemër të thyer, por optimistë për të ardhmen e kombit, ne po pezullojmë fushatën tonë”, tha Cruz përpara mbështetësve të tij.

Ndërsa në kampin demokrat, Bernie Sanders ka fituar  arritur përballë ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Por pavarësisht fitores së  Senatorit të Vermontit, Clinton ka shumë më tepër delegatë dhe është e pamundur përmbysja e rezultatit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur