Pas Ilir Metës në selinë e
PS Lefter Koka takon Ramën

Pas Ilir Metës në selinë e<br />PS Lefter Koka takon Ramën
TIRANE - Një prej emrave më të përfolur si ministër në qeverinë e ardhshme të majtës me aleatë, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, është takuar dje me liderin e PS, Edi Ramën. Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kreu i LSI, Ilir Meta takoi kreun e PS në selinë rozë ku qëndra e diktumit ishte pikërisht formimi i qeverisë së re.

Edhe pse Rama nuk foli pas përfundimit të takimit nme Kokën, ky i fundit gjatë një prononcimi për shtyp, është shprehur se ka zhvilluar një takim miqësor me Ramën, duke qenë se ka një njohje të hershme me të. Në lidhje me një post të mundshëm ministror, Koka ka thënë se për këtë gjë do të flasë me LSI-në.

“Ka qënë thjesht një takim miqësor. Me Ramën kam njohje të hershme, kemi qenë që në 2003 ish- kryetar bashkish, të qytetit të Durrësit dhe Tiranës. Shkëmbyen disa mendime për ecurinë e zgjedhjeve që sapo kanë përfunduar. Me sa jam njohur unë grupi i punës po punon për ndërtimin e strukturës së re qeverisëse”, u shpreh deputeti i LSI.

Ndërkohë që për mundësinë e zgjedhjes së Lefter Kokës në një post ministror në kabinetin e ardhshëm qeveritar, ai u shpreh se kjo çështje do të diskutohet mes tij dhe partisë nga është zgjedhur. “Besoj se këto do të jenë diskutime të mëpasshme.  Do ta diskutoj tek LSI-ja dhe do t`ju jap përgjigje në ditët në vijim” u shpreh Koka.

Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të konkterizohen edhe emrat e kabinetit qeveritar, për të cilin po lakohen shumë emra. Sipas zërave nga dy partitë më të mëdha të koalicionit të majtë, pritet që të ketë një ndarje të ministrive dhe shtim të tyre. Të gjithë aleatët që kanë arritur që të nxjerrin deputet do të kenë përfaqësimin e tyre në kabinetin e ri qeveritar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
                       
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës