Pas Berishës, edhe Jozefina Topalli është shprehur kundër sistemit prim. Përkundër deklaratave të Bashës i cili la të hapur mudnësinë e rishikimit të këtij sistemi, çka do të dëmtonte partitë e vogla, Topalli ka thënë se kryeministri Rama duhet të fokusohet tek ekonomia e shqiptarëve dhe jo tek primi.

“Ndoshta do të duhen ca vezë të tjera por unë besoj se modeli i Pontes, dorëheqja e Pontes, duhet të jetë një thirrje dhe një inkurajim i madh për shqiptarët sepse një protestë e qëndrueshme, e fortë duke rrethuar kryeministrinë, pa pushkë, pa dhunë, pa gurë, do të bëjë që kryeministri të jetë vetëm një Old Prime Minister ashtu siç është një old mayer. Dhe pastaj shqiptarët duhet të mendojnë edhe njëherë. Natyrisht nuk është momenti që tu flasës për prim shqiptarëve sot, sepse s’kanë bukë. Nuk është ajo q ë kërkojnë shqiptarët primin, se po ikin nga Shqipëria dhe vendi po braktiset. Ndaj duhet me I folur me sinqeritet shqiptarëve, me u folur me zërin e tyre, të hallit, të vuajtjes dhe të mjerimit të tyre”, tha Topalli në seancën e sotme plenare.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)