Pas Italisë edhe Gjermania
pezullon “Schengen”-in

Pas Italisë edhe Gjermania<br />pezullon “Schengen”-in
Jo vetëm Italia por  tani edhe Gjermania do të rivendosë kontrollet e sigurisë në pikat kufitare. Sa herë që zhvillohen mbledhje të rëndësishme siç janë Samitet e G7-s apo të G20-s, shtetet organizatore për shkak të rritjes së masave të domosdoshme të sigurisë, u duhet që të rikthejnë përkohësisht edhe kontrollet në kufi.
 
Ndonëse Italia e pezulloi zonën e “Schengen”-it deri në fund të këtij muaji,për shkak të shqetësimeve të  sulmeve të mundshme nga grupe “antagoniste”, kjo u bë për shkak se në Taormina të Siçilisë, në datat 26-27 maj,do të zhvillohet samiti i G7-s.
 
Ndërkohë edhe Gjermania do të rivendosë kontrollet e sigurisë në pikat kufitare për të siguruar se, samiti i G20-s që do të mbahet në Hamburg në datat 7-8 korrik , të mos cënohet nga faktorë të jashtëm terrorist.
 
Lajmi nga Gjermania u bë i ditur këtë të mërkurë, me zëdhënësin e ministrit të Brëndshëm që tha se kontrollet do të fillojnë përpara dhe do të vazhdojnë gjatë samitit.

Thomas de Maiziere, ministri i Brëndshëm i Gjermanisë, ka informuar komisionin e Europës, Këshillin e BE-së, vendet e BE-së dhe qytetin e Hamburgut mbi këto plane.
 
Detaje specifike mbi periudhën e pezullimit të marrëveshjes së “Schengen”-it apo vendeve se ku do të zhvillohen më rreptësisht kontrrollet kufitare do të shpallen sapo kjo masë të hyjë në fuqi, për t’iu ndaluar njerëzve që të ndërmarrin udhëtime të mëhershme për t’iu shmangur këtyre masave.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët