Pas Italisë edhe Sllovenia do aplikojë kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë! Evropa i druhet luftës në Lindjen e Mesme

Pas Italisë edhe Sllovenia do aplikojë kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë! Evropa i druhet luftës në Lindjen e Mesme

Foto ilustruese

SLLOVENI- Duke filluar që prej ditës së shtunë, Sllovenia do të vendosë kontrolle në kufijtë shtetërore me Kroacinë dhe Hungarinë të shfuqizuar më parë në marrëveshjen e Shengenit.

Sipas APNEWS, këtë vendim Sllovenia e mori si pasojë  shqetësimeve të sigurisë për shkak të dhunës në Lindjen e Mesme.

Pezullimi i Shengenit në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë do të zgjasë të paktën 10 ditë, njoftoi Qeveria e Sllovenisë. Qeveria tha se kontrollet kufitare do të futen të shtunën dhe do të zgjasin për të paktën 10 ditë. Italia të mërkurën tha se do të pezullojë një marrëveshje për kufijtë e hapur me Slloveninë, gjithashtu të shtunën dhe për 10 ditë.

Vendimet pasqyrojnë shqetësimet në rritje të sigurisë në Evropë për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian debatuan të enjten se si të menaxhohet ndikimi i luftës në bllokun 27-vendesh pas një sulmi me bombë zjarri në një sinagogë në Berlin dhe vrasjeve në Belgjikë dhe Francë nga ekstremistët e dyshuar islamikë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën