Pas izolimit nga SHBA-BE, Berisha
takim me qesharakun e Antonio Razzi

Pas izolimit nga SHBA-BE, Berisha<br />takim me qesharakun e Antonio Razzi
Kur SHBA, Brukseli dhe Berlini, si rrallë ndonjëherë, kanë izoluar Partinë Demokratike, duke e shpallur kundërshtare të Reformës në Drejtësi, Sali Berisha trumbeton si një sukses në politikën e jashtme, një takim me një prej figurave më qesharake të politikës italiane, për habi mik i diktatorit Kim Jong Un.

Teksa pritej një reflektim pas shuplakës së dyfishtë të SHBA-BE, ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur ngushëllim tek Antonio Razzi, një personazh komik, i cili u përpoq të mbronte dhe të shpërndante nëpër Evropë “mrekullitë” e regjimit të Kim Jong Un, në Korenë e Veriut.

Takimi merr një dimension tjetër, kur Sali Berisha, njofton se politikanin anonim italian po vizion Shqipërinë me ftesë të deputetit demokrat, Astrit Veliaj.

“Të dashur miq, këto ditë prita në një takim senatorin italian z. Antonio Razzi, përfaqësues i forcës politike më të madhe të së djathtës italiane, Forca Italia, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë me ftesë të deputetit Astrit Veliaj”, shkruan Berisha. Po ashtu, Berisha e ka njohur protagonistin e emisioneve humoristike italiane me situatën e nderë politike dhe ekonomike që po kalon vendi ynë, nën qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa i ka bërë edhe një panoramë të lulëzimit ekonomik dhe begatisë gjatë qeverisjes së tij, 2008-2013.

Po kush është senatori italian z. Antonio Razzi, të cilin Berisha e vizaton si një personalitet të rëndësishëm dhe me peshë në politikën italiane? Antonio Razzi është një peronash me nivel minimal arsimor, i cili shpeshherë është objekt i emisioneve humoristike në Itali, ndërsa rreth tij qarkullojnë shumë barsoleta.

Pak kohë më parë, Razzi zhvilloi një vizitë në Korenë e Veriut, ndërsa konsumoi një takim me Kim Jong Un, një ndër diktatorët më mizorë në rruzullin tokësorë. Pas takimit, Antonio Razzi u angazhuar në një fushatë të paprecedentë, duke mbrojtur regjimin Kim Jong Un,që mban të izoluat popullin e Koresë së Veriut.

Takimi kokë më kokë me Sali Berishën duket se është suksesi i dytë për tek Antonio Razzi pas takimit me Kim Jong Un.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij