Dukesha Kate Middleton është fotografuar duke dalë nga spitali së bashku me bashkëshortin e saj, Princ William.
E buzëqeshur dhe me një tufë lulesh në duar Dukesha shtatzënë është shprehur se ndihej më mirë.
Ajo ishte shtruar në spital para katër ditësh për shkak të problemeve me simptomat e shtatzënisë, por në këto foto dukej në formë dhe e relaksuar.
Lajmi për pritjen e fëmijës së parë të çiftit mbretëror u konfirmua zëdhënësi i Pallatit St.James në çastin kur Middleton u shtrua në spital.
Zëdhënës tha se Dukesha do të shkojë në Kensington Palace për një tjetër periudhë pushimi.
Catherine me buzëqeshje u shpreh për gazetarët se ishte shumë e lumtur dhe se ishte ndjesia më e bukur.
Pasardhësi i William dhe Catherine do të jetë pretendenti i tretë në radhë për fronin pas princit Charles dhe William. Princesha elegante është afro tre muajshe shtatzëne.
Ende nuk është mësuar gjinia e fëmijës apo emri që prindërit e ardhshëm kanë zgjedhur për të.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com