BERAT – Pas fjalimit dhe këngëve kushtuar Kryeministrit Berisha, Presidenti i Republikës nderon me titullin “Mjeshtër i madh”, Kozma Dushin. Ceremonia e dhënies së dekoratës u zhvillua sot pasdite në Berat, nga një përfaqësues i Nishanit.

Dje, këngëtari i njohur Kozma Dushi mori pjesë në takimin elektoral të Kryeministrit në komunën e Lumasit në Berat, ku sëbashku me grupin folklorik të fshatit Lumas i dedikoi atij një këngë duke bërë thirrje për të votuar PD-në më 23 Qershor.