FOTO/ Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare

FOTO/ Pas kërcënimeve periodike të Kinës, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut tregojnë ‘muskujt’ në Paqësor, nisin stërvitje të përbashkëta detare

SHBA-ja, Japonia dhe Korea e Jugut kanë nisur stërvitjet ushtarake 3-palëshe në Paqësor, si shenjë uniteti dhe solidariteti përballë Kinës, e cila prej kohësh ka kërcënuar hapur për pushtimin e Tajvanit.

Stërvitja ushtarake u nis dhe udhëhoq nga avionët amerikanë, ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden u takua për bisedime me liderët nga Japonia dhe Filipinet në Shtëpinë e Bardhë.

Një numër shkatërruesish raketash nga SHBA dhe Koreja e Jugut dhe një luftanije japoneze iu bashkuan stërvitjeve në Detin e Kinës Lindore, ku shqetësimet për pretendimet territoriale të Kinës po rriten.

Associated Press ishte një nga mediat që ndoqi nga afër manovrat ushtarake.

Adm. Christopher Alexander, komandant i Carrier Strike Group Nine, tha se të tre vendet kryen ushtrime luftarake nënujore, operacione ndalimi detar, stërvitje kërkimi dhe shpëtimi dhe puna e fokusuar në komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.

Ai u tha gazetarëve se këto stërvitje ndihmojnë në përmirësimin e komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhe "na përgatisin më mirë për një krizë në rajon".

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille