Pas Klodian Brahos, zyrtarizohet edhe kandidatura e dytë për SPAK-un (EMRI)

Pas Klodian Brahos, zyrtarizohet edhe kandidatura e dytë për SPAK-un (EMRI)

Besnik Muçi

TIRANE-Pas prokurorit Klodian Braho (lexo këtu) sot është zyrtarizuar edhe emri i dytë që kandidon për t’u bërë pjesë e SPAK-ut. Ai është Besnik Muçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Gara për SPAK u çel më 7 janar të 2019. Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nënshtruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja