Konferenca për mediat/ Varhelyi: Negociatat do ta tranformojnë Shqipërinë, edhe ekonomikisht! Rama: Çdo hap përbën një vlerë të shtuar, mundësi të re zhvillimi

Pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare në një konferencë për mediat ministri i Jashtëm çek, Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë dhe Kryeministri Edi Rama u shprehën mjaft pozitiv për hapjen e negociatave.

Duke e përshkruar si një transformim, natyrë transformuese e instrument nga Brukseli të tre patën edhe një ballafaqim edhe me gazetarë.

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Varhelyi tha se kapitulli i parë dhe i fundit që do të diskutohet me Shqipërinë është ai i shtetit ligjor. 

 Edhe Kryeministri Rama tha se negociatat janë një proces transformimi. Sipas tij pas çdo hapi do të ketë një transformon të thellë.

'Një nga momentet e rralla kur shqiptarët kapërcyen ndasitë politike dhe mbështetën vetingun ndaj atyre që drejtësinë e kishin kthyer në një pazar ku e drejta shitej dhe blihej. Unë e kam kuptuar shumë mirë si funksionon Bashkimi Evropian. Besoj se çdo gjë e shkruar është pjesë e memories dhe çarë thuhet sot nuk harrohet nesër, por përsëritet deri sa të behet. Komisioneri tha diçka të rëndësishme. Negociatat janë një instrument transformimi i përgjithshëm. Arsyeja ka të bëjë me anëtarësimin e plotë, por dhe me faktin se negociatat janë një transferim dijeje që nuk e gjen në asnjë transferim tjetër politik'- tha Rama.

Ministri i Jashtëm çek ka thënë se është i gëzuar që në këtë çast historik po ndodh në presidencën çeke. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

'Jam i gëzuar që ky çast historik po ndodh në presidencën çeke. Hapja po procesit të negocimit ndodh në një kohë ku fuqia e marrëdhënieve mes dy rajoneve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së janë të rëndësishme, ku Rusia po ushtron një agresion në Ukrainë. Ne e mirëpresim Shqipërinë dhe kurajojmë të anëtarësohet në BE. Ne e ftojmë Shqipërinë të mbështesë axhendën e reformave. '- tha ai.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni kryesohet Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Kryeministri Rama në një shënim në rrjetet sociale shkruan se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar. Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Negociatat/ 'Shteti ligjor', kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet për Shqipërinë

1658233181_97376b9508f2471b9cfdcd5e034754d3.jpg

Shtetit Ligjor do të jetë kapitulli i parë dhe i fundit që do të për Shqipërinë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët janë ndalur tek reforma në drejtësi si aspekt kyç i negociatave. Hetimi i gjyqtarëve të shkarkuar nga procesi i vettingut, do të hetohet plotësisht për korrupsion, sepse kjo është një kërkesë e Bashkimit Evropian. Kështu ka thënë kryeministri Rama mbi kërkesat e BE-së, të cilat i ka emërtuar si “të natyrshme”.

“Shqiptarët e kanë mbështetur masivisht reformën në drejtësi. Përmes vetingut, më pas, është parashikuar të shkohet edhe në ndëshkime”, tha Rama.

Ora 13:17
Pse nuk ka një përfaqësi të opozitës? Rama: Nuk e dimë se kush është kush!

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave.

‘Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës.’- tha Rama.

Ora 13:09
Varhelyi: Negociatat do të transformojnë Shqipërinë, na duhet konsensus kombëtar në këtë proces

 

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve.

“Jam krenar dhe u lumtur që jam sot këtu për të festuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vijuar vendimin e Këshillit Evropian të vitit 2020. Dua të falënderoj të gjitha presidencat për punën që kanë bërë. Ky vendim historik i dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor dhe më tej. 8 vite nga statusi kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im ndaj qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që të jeni pjesë e Bashkimit Evropan. Nga sot e tutje do të injektojmë në negociata një dinamizëm të ri. Shqipëria mund të mbështetet te Komisioni dhe ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të përgatitet sa më shpejt për tu bërë anëtare e BE. Sot pasdite nisim ‘screening’, që është hapi i parë i negociatave. Na duhet konsensus mbarëkombëtar, në këtë rrugëtim na duhet të tërë në Shqipëri. Jo vetëm negociata gjithëpërfshirëse por edhe shteruese. Negociatat kanë një natyrë transformuese. Do të ketë një ndikim madhor, pozitiv tek popullsia, tek ekonomia. Ne duam që të gjithë të jenë pjesë e saj dhe të punojnë për të. Rruga e Shqipërisë për tu bërë anëtarë sapo ka nisur dhe ne jemi gati të jemi të gatshëm të punojmë sa më shpejt ta zhvillojmë në proces. '- tha ai

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alma: 19/07/2022 15:13

    opozita me ter nongratat nuk merr pjese ne evente te tilla te rendesishme qe kane te bejne me zhvillimin e shqiperise

    Përgjigju
  • Ada: 19/07/2022 15:02

    Rama na ka perfaqsuar denjesisht respekte per ju

    Përgjigju
  • Fjordi: 19/07/2022 14:57

    Lereni opozoten kemi gjera me te rendesishme perpara simund te meremi me gjera qe nuk ka cojn asgjekundi

    Përgjigju
  • Orsi: 19/07/2022 14:39

    Sa te kemi ty skemi nevoje per asnje tjeter

    Përgjigju
  • hasi: 19/07/2022 14:39

    ata te opozites sdine ku jane vete te drejte ka Rama

    Përgjigju
  • Mondi: 19/07/2022 14:38

    Skemi nevoje per njeri neve sa tju kemi juve z.rama neve do jemi me koken lart dhe gjithmone do shikojme te mira ne vend

    Përgjigju
  • Geni: 19/07/2022 14:26

    Skemi nevoje per asnje te opozites kemi Ramen per te gjithe,lider i pakrahasueshem je Edo!

    Përgjigju
  • Erbi: 19/07/2022 14:21

    Po c’opozite zeza ku me shku me ato non gradat. Ata sdin akoma ke kan ne krye

    Përgjigju
  • redjon: 19/07/2022 14:18

    Kur ta vendosin dhe ata vete qe kush eshte kryetari i tyre atehere po mund ti kishte marr

    Përgjigju
  • Arli: 19/07/2022 14:17

    Shembull per tu marre je o zoti Rama

    Përgjigju
  • Altea: 19/07/2022 14:17

    Vertet shqiperia ka shume rruge per te bere per tu quajtur nje vend Eu por te pakten ata qe jane jashte do te jene me koken lart se do trajtohen si shtetas Eu me apo pa gabimet e veta ???? ZOTI E BEKOFTE SHQIPERINE DHE TE GJITHE ATA QE PERPIQEN PER TE ???? ????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Deni: 19/07/2022 14:16

    Me behet zemra mal kur shoh qe Shqiperia eshte zhvilluar kaq shume

    Përgjigju
  • Olsi: 19/07/2022 14:08

    E pergezojme qeverine per punen e madhe qe ka bere per te bere shqiperine pjese te BE, dhe asnjehere nuk eshte ndalur pavarsisht refuzimeve qe kemi marre

    Përgjigju
  • Aldo: 19/07/2022 14:06

    Vertete qe vendi yne do marre nje zhvillim te madh ekonomik, dhe do ecim vetem perpara

    Përgjigju
  • tosi: 19/07/2022 14:01

    me vjen mir qe rama na perfaqeson kaq mir nderkombtarisht dhe ne skemi opozit e vertet se opzita ka mendjen te shkaterroj e te dhunoj

    Përgjigju
  • titi: 19/07/2022 13:59

    ca opozite opozit te vdekurish opozit nuk gradash

    Përgjigju
  • Vlora: 19/07/2022 13:58

    Mase na bejne trenat se vdiqem me furgona lart e poshte si dele per tu qethur.

    Përgjigju
  • Enea: 19/07/2022 13:50

    Hahaha per cfare te flasi sesi te behemi shtet nongrada,ate nuk e duam jemi rehat me vendimet qe z.rama merr

    Përgjigju
  • Bruno: 19/07/2022 13:47

    Te verteten thot ajo ka koh qe ka vdekur dhe vendimet per vendin duhet ti marrim vet deri sa te tjere te vijne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare