Pas konfliktit tensionohet
situata në Mitrovicë

Pas konfliktit tensionohet<br />situata në Mitrovicë
Serbët e veriut të Mitrovicës kanë shpallur ditë zie të enjten, pas vrasjes së Sava Mojsiçit gjatë konfliktit të ditës së djeshme ndërmjet Serbëve dhe kosovarëve. Gjatë konfliktit mbetën, gjithashtu, të plagosur edhe një polic dhe një qytetar tjetër serb.

Vrasja e të riut Sava Mojsiçit ka ndodhur pran banesës së Stojana Vuçoviç. Ajo tregon se, konflikti i ka vënë në pozicion të vështirë banorët serbë dhe shqiptarë të cilët sipas saj bashkëjetojnë pa probleme. Një tjetër banor serb thotë se, “këtu nuk kanë pasur konflikte me banorët shqiptarë”. “Ky incident na ka tronditur të gjithëve”.

Ndërkohë që policia e Kosovës dhe ajo e Eulex-it po zhvillon hetimet lidhur me konfliktin, asnjë banor shqiptar i lagjes Kroi i Vitakut nuk dëshiron të flasë rreth ngjarjes. Sipas burimeve jozyrtare konfirmohet se, gjatë së enjtes policia ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç me inicialet H.M si i dyshuar. Sipas policisë tashmë janë dy versione që kanë çuar deri në këtë incident. Serbët akuzojnë shqiptarët se kishin shkuar për të vjedhur një veturë të një qytetari serb dhe shqiptarët akuzojnë serbët që, fillimisht kishin provokuar banorët dhe më pas kishin tentuar ti vidhnin.

Serbët akuzojnë njësinë speciale ROSU për incidentin. Raportohet se gjendja e dy të plagosurve prej të cilëve njëri është polic serb i Kosovës është serioze. Ky incident është dënuar nga insitucionet qeverisëse në vend dhe jo vetëm. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviç, tha se incidenti ishte “sulm terrorist”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore