Sali Berisha do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhja e Këshillit vjen në një kohë kur kandidatët më të votuar ishin ankuar se Këshilli nuk po thirrej prej 6 muajsh nga humbja në zgjedhje
“Kjo mbledhje duhet të caktojë në afatin e duhur kohor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD për analizën e situatës ku jemi dhe për të përcaktuar me Këshillin Kombëtar, për të marrë vendime të tjera, dhe për t’i siguruar vendimet e kryesisë mbi përqendrimin e PD me të gjithë burimet, forcën, resurset e saj, në drejtim të një beteje përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rrëzimin e qeverisë. Pra, alternativa do shkojmë ne drejt një farsë, secili duhet ta pyesë veten, dhe të bëhemi stoli në farsë, jo, nuk shkojmë. Kemi dokumentin ndërkombëtar, kemi ligjin ndërkombëtar që tregon se ishte farsë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
‘Bllokohen’ Zgjedhorja dhe Territorialja, Berisha mbledh Kryesinë: Tërhiqemi nga çdo proces dhe diskutim me PS! Më 22 dhjetor protestë kombëtare











