Pas Kuçovës, gati baza tjetër e NATO-s në Shqipëri, zbulohet propozimi për Pashalimanin

Në Shqipëri mund të ndërtohet një tjetër bazë e NATO-s pas asaj në Kuçovë. Burime për Shqiptarja.com nga ministria e Mbrojtjes pohojnë se Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit.

Ministrja pak ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Në letër Xhaçka thekson se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t'iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laku: 24/10/2019 11:24

    Le ta marrin se kot po rri.Te pakten ta drejtojne amerikanet e gjermanet Shqiperine se hajdutet tane nuk pyesin per popullin.

    Përgjigju
  • Daku: 24/10/2019 10:15

    Normal, eshte e qarte tashme qe ne 5 vjecarin qe vjen do kemi lufte ne ballkan, ndryshim kufijsh dhe shqiperi etnike pa lufte nuk ka!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë