Nis studimi i fizibilitetit për aeroportin e Korçës, prefekti: Do t'i shërbejë turizmit, synojmë tregun rajonal

Qyteti i Korçës ka pasur aeroport funksional prej vitit 1924 deri në viti 1944. Por që prej asaj kohe, Korçës i ka munguar aeroporti i krijuar në fshatin Lumalas.

Por duket se së shpejti do të rinisin punimet për rindërtimin e tij. Pas mbylljes së aeroportit, prioritet iu dha rrugëve automobilistike dhe hekurudhave. 

Kjo është dhe arsyeja përse ky aeroport ndërpreu funksionimin e tij. Megjithatë ka patur përpjekje për rindërtimin edhe në vitin 1994-1997, por nuk është bërë i mundur funksionimi i plotë.

Në një intervistë për Report Tv, prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari ka treguar historikun e krijimit të aeroportit si dhe detaje rreth investimit. 

Korça ka pasur aeroport që prej vitit 1924 deri në 1944, qytetarë të Korçës dhe rrethinave kanë fluturuar drejt Tiranës apo rrethinave të tjera. Një avion amerikan me pilot shqiptar ka fluturuar që nga Saranda, Gjirokastra për në Korçë dhe ka bërë transport njerëzish. Mbas '97 ai u largua.

Dhori Spirollari, prefekti i qarkut të Korçës

Studimi i fizibilitetit ka filluar prej vitit 2008, dhe në vitin 2015 është hartuar projekti i plotë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një mbështetje për këtë projekt ashtu si dhe instancat vendore të qarkut juglindor. 

Nisur nga fluksi i turizmit dhe rajoni përreth siç është Ohri dhe Selaniku që kanë aeroporte dhe qytetarët shkojnë dhe frekuentojnë dhe gjejnë bileta më çmime më të ulëta atëherë është plotësisht e mundshme që të vihet në funksion aeroporti i Lumalasit.

Dhori Spirollari, prefekti i qarkut të Korçës

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i “rikthejë’ Korçës aeroportin pas 94 vitesh.

Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pas kërkesës së këshillit bashkiak të Korçës, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt strategjik për gjithë rajonin e Korçës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”