Pas lajmit në A1 Report, Imami
anulon tenderin e skrapit

TIRANE-   Pas zbulimit të bërë nga "A1Report" për shitjen e qindra tonëve lëndë të para për skrap nga Ministria e Mbrojtjes, sot kjo e fundit ka vendosur anulimin e ankandit.

Lajmi bëhet i ditur në Buletinin e sotëm, të Agjencisë së Prokurimit Publik ku vetë ministria e Mbrojtjes njofton se anulon ankandin “Procedurë e Hapur”, me objekt “Shitje e lëndëve të par të Komandës së Forcave të Armatosura” me vlerë fillestare totale 67 milion e 551 mijë e 327 lekësh. 
 
Sipas konfirmimit zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes ankandi anulohet,  për shkak se ka pasur disa kërkesa nga pjesëmarrësit në ankand për disa çështje teknike të tij. 
 
Vendimi për anulim vjen vetëm një ditë pasi "A1Report" dhe "Shqiptarja.com" publikuan skandalin e shitjes së qindra e qindra tonëve lëndë të parë si: çelik, nikel, bakër, alumin, bronz, tunxh, për skrap.
 
Ankandi, me vlerë 67 milion lekë  ishtë vendosur të bëhej në momentin e fundit të ushtrimit të funksionit të ministrit Imami, në të njëjtën ditë kur Parlamenti Shqiptar mblidhet për të mandatuar qeverinë e re.

Pra tenderi ishte parashikuar për tu zhvilluar më datë 9 shtator, pikërisht ditën kur në Shqipëri do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndërkohë tenderi për shitjen e helikopterëve është zhvilluar në Ministrinë e Mbrotjes pa praninë e medias. 
 
(LAJMI I PUBLIKUAR ONLINE NE OREN 08: 30) 

TJETËR SKANDAL I IMAMIT, SHET QINDRA TON METALE PËR SKRAP

Ndërsa fëmijë e pleq të komunitetit rom, gërmojnë me këmbëngulje nëpër kazanët e mbeturinave me shpresën se do të gjejnë ndonjë kanaçe alumini disagramëshe për ta shitur për skrap, ministria Imamit nuk mund të merret me detaje aq të vogla.
 
Nën petkun e transparences, kjo ministri po planifikon deri në minutën e fundit të qëndrimit në pushtet, shitjen e qindra e qindra tonëve lëndë të parë si: çelik, nikel, bakër, alumin, bronz, tunxh, per skrap.
 
Bashkia e Tiranës nuk lejon nevojtarët të sigurojnë kafshatën e bukës, por Ministria e Mbrojtjes po siguron shuma të majme nga shitjet e nxitimta, të cilat, sidoqoftë nuk kapin vlerën reale të tregut.
 
Vlera fillestare e ankandit që do të zhvillohet me 9 shtator në dikasterin e Mbrojtjes është 67, 5 milionë lekë.
 
Ankandi është vendosur të bëhet në momentin e fundit të ushtrimit të funksionit të ministrit Imami, në të njëjtën ditë kur parlamenti shqiptar mblidhet për të mandatuar qeverinë e re.
 
Në dukje, shifra 67,5 milioneshe duket shume e larte, por sipas një vëzhgimi në treg, del se vlera e çdonjerit prej 1705 loteve, është planifikuar të shitet me çmim, rreth 3-4 herë më të ulët se në treg.
 
Ky është skandali i radhës i ministrisë së Imamit, justifikuar me faktin se “lënda e parë është jashtë nevojave të forcave të armatosura”.
 
Gjatë paradites së sotme Ministria e Mbrojtjes do të zhvillojë ankandin tjeter për shitjen helikoptereve dhe motorët e avionëve, të cilët, sipas këtij dikasteri, nuk do të përdoren më nga Forcat e Armatosura.
 
Pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, ministritë po nxitojnë të japin me koncension, apo të shesin pajisje me çmime qesharake, duke dashur të shfrytëzojnë çdo minutë të qëndrimit në pushtet, edhe pse pseveria ndodhet në statusin “kujdestare” dhe nuk të drejtë të marrë vendime të rëndësishme, që lidhen me financat e vendit.

Lajmi u perditesua 

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti

Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti