ITALI-Ish-kryeministri italian, Mateo Renzi, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen edhe nga kryesimi i Partisë Demokratike, duke shpresuar të rimarrë kontrollin e qendrës së majtë, pasi një pjesë e vogël e partisë ka kërcënuar me largimin e tyre.

42-vjeçari Renzi, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në fund të vitit 2016, pas humbjes së një referendumi kushtetues i cili u iniciua nga qeveria e tij.

Që prej largimit nga posti i kryeministrit, Renzi është përballuar me kritika të shumta nga një pjesë e anëtarëve të partisë të tij të cilët kanë kërkuar thirrjen e
Kongresit të partisë.

Ndërkohë ish-kryeministri italian shpreson në një rizgjedhje në postin e sekretarit të përgjithshëm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com