Në fakt, Prokurori i posaçëm që po heton për Russiagate, Robert Mueller, ka bërë të ditur se një juri e madhe federale ka vënë nën hetim për herë të parë 13 qytetarë rusë dhe tre “subjekte” ruse në kuadër të hetimeve për ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-s. “Kanë bërë me ndërgjergje dhe qëllimisht komplot për të manipuluar Shtetet e Bashkuara me qëllim që të ndërhynin me proceset politike dhe elektorale amerikane” lexohet në 37 faqet e masës.
Mes fakteve të kundërshtuara janë edhe disa ndërhyrje informatike dhe mashtrime financiare. Mes subjekteve të vëna nën hetim janë edhe “Internet Research agency”, “fabrika e fake nis” në Shën Pjetërburg.
Të hetuarit, sipas jurisë së madhe, kanë punuar në mbështetje të zgjedhjes së Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë por edhe në mbështetje të Bernie Sanders, rivalit të Hillary Clinton brenda Partisë Demokratike.
Strategjia parashikonte edhe denigrimin e Ted Cruz-it dhe Marco Rubio-s, që ishin konkurrentët e Trumpit gjatë zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane. Për të arritur këtë objektiv kanë përdorur identitete të rreme, media sociale dhe platforma të tjera duke nisur atë që vetë Muller e ka cilësuar si një “luftë të informacionit”.
s.k/Shqiptarja.com









