Pas ‘sherrit’ Rama dhe Haradinaj
‘përplasin’ gotat me shampanjë
Rama e kritikoi për demarkacionin, Haradinaj: Shiko punët e tua në Shqipëri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar shefin e qeverisë shqiptare pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi. Por ‘sherri’ mes Ramës dhe Haradinajt ka zgjatur vetëm një orë, pasi pak pas deklaratës së fortë të kryeministrit të Kosovës, shefi i qeverisë së Shqipërisë ka publikuar një status në Facebook nga shtëpia e Haradinajt duke trokitur gotat me homologun e tij.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sulmuar shefin e qeverisë shqiptare pas deklaratave të Ramës për demarkacionin me Malin e Zi. Rama deklaroi sonte në ‘Klan Kosova’ se Demarkacioni me Malin e Zi do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës.
“Demarkacioni do të çlirojë më në fund popullin e Kosovës nga pengesa e tmerrshme e vendosur nga BE-ja për të lëvizur lirisht në Europë, pasi nuk ka qenë e drejt që kjo lëvizje të kushtëzohet me demarkacionin dhe është e turpshme për Bashkimin Europian. Këtë ua kam thënë në sy të gjithëve atyre që kam takuar në BE.
Por çështja e Demarkacionit ka edhe një komponentë tjetër; ka rrezikuar seriozisht reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka rrezikuar besimin dhe mbështetje e partnerëve strategjikë të Kosovës dhe shqiptarëve, pasi refuzimi për ta ratifikuar këtë marrëveshje është mungesë serioziteti nga Kosova.
Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi.
Por unë kam ndeshur një mur të shurdhër sa herë kam folur për këtë dhe sa herë kam përcjell këtu atë që kam dëgjuar në takimet me homologë në nivelet më të larta të marrëdhënieve ndërkombëtare” deklaroi ai” tha Rama.
E menjëhershme dhe e ashpër ka qenë përgjigja e kryeministrit Ramush Haradinaj pas kritikave. Shefi i qeverisë së Kosovës i ka kërkuar Ramës që të shikojë punët e veta në Shqipëri. "Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll", shkruan Haradinaj në Facebook. Marrëveshja me Malin e Zi është zyrtarizuar sot.
Por ‘sherri’ mes Ramës dhe Haradinajt ka zgjatur vetëm një orë, pasi pak pas deklaratës së fortë të kryeministrit të Kosovës, shefi i qeverisë së Shqipërisë ka publikuar një status në Facebook nga shtëpia e Haradinajt duke trokitur gotat e shampanjës me homologun e tij. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE’ shkruan Rama në Facebook.
Megjithatë, kjo ishte hera e parë që kishte një reagim kaq të fortë të kryeministrit të Kosovës për homologun e tij shqiptar, ndoshta si për të treguar në prag të 10-vjetorit, se Kosova është e pavarur....
![rama](http://www.shqiptarja.com/foto/325428_1.jpg)
Fotoja e publikuar nga Rama duke trokitur gotat me Haradinajn
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.8%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01