Pas marrëveshjes me FMN, qeveria
negocion edhe dy të tjera me BB

Pas marrëveshjes me FMN, qeveria<br />negocion edhe dy të tjera me BB
TIRANE- Pas marrëveshjes së arritur me FMN, qeveria shqiptare po negocion dy marrëveshje të tjera me Bankën Botërore. Marrëveshja e Huasë së politikave Zhvillimore prej 100 milionë dollarë, e prezantuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik kombëtar ka në fokus modernizimin e sistemin financiar në vend. kryeministri Rama ka vlerësuar asistencën e ofruar nga ekspertët e huaj në procesin e negocimit dhe arritjes së këtyre marrëveshjeve.
 
“Dua që t’i falënderoj sinqerisht, jo formalisht të gjithë miqtë tanë, që na ndihmojnë me këshillat e tyre. Dhe Dua t’ju them me modesti po me vërtetësi që marrëveshja që ne arritëm me Fondin Monetar pas një negocimi të vështirë është rezultat, pa asnjë dyshim edhe i ndihmës suaj, i konsultimeve që kemi bërë. Kemi një performancë pozitive të administratës doganore dhe tatimore dhe praktikisht pjesa më problematike, që ne kemi pasur në diskutimin me Fondin ka qenë vendosja e tavaneve të të ardhurave, planit të të ardhurave që na është dukur mbase më ambicioz seç duhet.
 
Por deri tani dhe posaçërisht me realizimin e muajit mars, kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. Kemi 6 mujor me 6 mujor, 150 milionë dollarë më shumë”, tha kryeministri Rama.
 
Ndërkaq, sipas ministrit të Financave Shkëlqim Cani, objektivi kryesor pas arritjes së marrëveshjes me FMN mbetet fuqizimi i rritjes ekonomike dhe korrigjimi i disbalancave makroekonomike.
 
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar krahas anëtarëve të përhershëm merrnin pjesë edhe emra të njohur të ekonomisë botërore, Stephany Griffith-Jone, Profesore në Universitetin e Columbias, Erik Berglof kryeekonomisti i BERZH, Leif Pagrotsky, Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed etj.
 
Në diskutimet e tyre të pranishmit e vlerësuan si në hap pozitiv përpara arritjen e marrëveshjeve me FMN dhe BB, me një ndikim tejet të rëndësishëm në rritjen e kredibilitetit të vendit, garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe realizimin e reformave të rëndësishme strukturore në kuadër të modelit të ri ekonomik të vendit.
 
“Në marrëveshje ka disa elementë shumë të rëndësishëm. Disa prej tyre janë përmendur por një, që nuk është përmendur, ka të bëjë me klimën e investimeve dhe BREZH-i po ashtu po luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt në mënyrë, që të ndihmoj të zbatohet kjo çështje, kjo politikë. Duke arritur që, të japim një zgjidhje për çështjet që kanë të bëjnë me klimën e investimeve, për çështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, po ashtu edhe me pengesa të ndryshme qoftë hyrëse apo dalëse për kompanitë. Këto janë çështje shumë të rëndësishme dhe tani kemi një kuadër për t’i trajtuar këto çështje dhe një axhendë e cila është tashmë në axhendën e FMN-së”, Eric Berglof, kryeekonomisti i BERZH.
 
Shumë prej tyre vlerësuan se marrëveshjet shënojnë dhe një moment të rëndësishëm për vetë FMN nga pikëpamja e filozofisë së marrëveshjes më qeverinë shqiptare.
 
“Dëshiroj t’ju uroj ju dhe ekipeve tuaja, që keni arriturën në fakt një marrëveshje kaq të mirë e cila kombinon nga njëra anë stabilizimin afatmesëm të borxhit që është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Dhe nga ana tjetër mbrojtja sa më shumë që është e mundur brenda rrethanave, rritjes ekonomike të vendit e sidomos këtë vit që kemi pasur një ulje të rritjes ekonomike. Po ashtu, është shumë e rëndësishme dhe ky aspekti, fleksibilitet. Fleksibiliteti të cilin e përmendi ministri, që këtu ne mbrojmë rritjen ekonomike por edhe punësimin, jep edhe besim sektorit edhe biznesit dhe të investimeve. Kemi këtu një kuadër shume të mirë dhe një fillim të mbarë do të thoja”, u shpreh Stephanie Griftith Jones, Këshilltare ndërkombetare, Drejtuese për Tregjet Financiare në Initiative for Policy Dialogue, nga Columbia University neë Neë York:
 
“Unë, po ashtu kam të njëjtat mendime si ato që dëgjuam për marrëveshjen me FMN-në, që është shumë produktive dhe jo vetëm që është një arritje për Shqipërinë, por në fakt është një arritje dhe për vetë FMN-në. Ndaj mendoj që është gjë e zgjuar, që një pjesë kaq e madhe e kësaj huaje t’i jepet uljes së borxhit në fusha të tjera duke i dhënë prioritet uljes së borxheve të prapambetura të qeverisë. Që do të thotë, që kjo pjesë e huas nuk e fut qeverinë më tej në borxh por është një zëvendësim i huave. Kemi pasur kredi të këqija, pra hua afatgjata me interes të ulët ndërkohë na ka dhënë dhe një sinjal, siç u tha dhe më përpara, që kjo qeveri ka të bëjë me parashikueshmërinë me transparencën, me shtetin e së drejtës në emër të të gjithëve, të aktiviteteve të veta si agjenti i duhur në ekonomi. Dhe un mendoj, që ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, shumë i fort që shton dhe promovon rritjen, gjë që ju keni arritur ta bëni me FMN-në, do të thoja që ky është mentaliteti modern i të arritur të gjërave”, Leif Pagrotsky, Këshilltar ndërkombëtar, ish-Ministër i Tregtisë, ish-Ministër i Transporteve dhe Industrisë dhe ish-Ministër i Arsimit dhe Kulturës i Suedisë.
 
“Bashkimi Evropian mbështet FMN-në, huat me FMN-në dhe me Bankën Botërore dhe në terma praktik, po ashtu, ne japim mbështetje të drejtpërdrejtë për t’i komplimentuar ato. Ne japim, po ashtu edhe mbështetje për auditin e jashtëm, për ta ndihmuar Shqipërinë që të trajtoj çështjen e borxheve të prapambetura si pjesë e ndihmës, që japin ne për shtetin e së drejtës dhe menaxhimin financiar. Edhe njëherë, ju keni mbështetjen tonë të plotë dhe ne po japim mbështetje praktike”, Clive Rumbold, Drejtori i seksionit politik, ekonomik dhe të informacioni, Delegacioni i BE në Shqipëri.
 
Ekspertët e huaj e kanë cilësuar modernizim të FMN dhe BB, negocimin dhe aprovimin e marrëveshjes së dizenjuar me parimin e rritjes së ekonomisë dhe zhvillimit, apo siç u vlerësua nga qeveria një marrëveshje e hartuar mbi parimin e inovacionit, sigurisë dhe progresit për vendin dhe qytetarët.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç