Pas marrëveshjes me Greqinë, sot Maqedonia merr ftesën për në NATO, Zaev: Sfidë e madhe

Pas marrëveshjes me Greqinë, sot Maqedonia merr ftesën për në NATO, Zaev: Sfidë e madhe

Zoran Zaev dhe Jens Stoltenberg

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin, Maqedonia pret ftesën për në NATO. Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai theksoi se kjo periudhë është një sfidë e madhe për vendin.

“Ajo që prisnim në Bukuresht në vitin 2008 do të merret më 11 dhe 12 korrik në Bruksel në Samitin e NATO-s, një ftesë për anëtarësim në NATO, i cili fillon me një periudhë shqyrtimi tre mujore dhe më pas një ftesë për t’u bashkuar me ratifikimin e protokollit shtete anëtare të NATO-s.

Është një sfidë për të gjithë faktorët që mbajnë përgjegjësinë, pavarësisht nëse janë pushtet apo opozitë, për të përveshur mëngët dhe për të marrë vendime në Maqedoni. Evropa na ka shtrirë dorën, ne të gjithë jemi të denjë për të. Ky është rezultat i punës gjatë gjithë këtyre viteve. Kam pritur ndoshta që ta udhëheq qeverinë kur të ndodhin këto gjëra” tha kryeministri maqedonas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës