Pas marrëveshjes, Rama fton
socialistët: Sot çelim fushatën

Pas marrëveshjes, Rama fton<br />socialistët: Sot çelim fushatën
Pak orë pas arritjes së marrëveshjes maxhorancë-opozitë që pritet t'i japë fund ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale. 

Përmes një shënimi në Facebook, Rama fton socialistët në orën 18:00 përpara Piramidës, pak metra larg çadrës së PD, ku PS do të çelë fushatën elektorale për këto zgjedhje parlamentare.  

Rama poston fotot e Bulevardit të ri
Kreu i qeverisë e ka nisur ditën me disa foto nga ndërtimi i Bulevardit të ri.

Punimet në këtë pjesë strategjike të Tiranës kanë ecur ndjeshëm dhe me këtë rast kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook foto si ishte dhe si është Bulevardi. 
rama ne fb
Postimi i Ramës:

"MIRËMËNGJES  😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Bulevardit të ri të Tiranës më 2015 dhe sot 🌹

Ende ka shumë për të bërë për Tiranën që duam por shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj do të jemi më shumë se kurrë më parë sot në 18:00 tek Piramida #PërTiranënQëDuam  🌻#PërShqipërinëQëDuam  🇦🇱  🇪🇺 me #Shtet  💪#Punë  👍 #Mirëqenie  😀 me #PartinëSocialiste"
, shkruan Rama në Facebook.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut