Të katër përfaqësuesit e feve Ylli Gurra Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, Imzot Andon Merdani Episkop i Krujës Kisha Ortodokse, Imzot Luçjan Avgustini Ipeshkv i Sapës, Kisha Katolike dhe Baba Edmond Brahimaj Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve ndanë me shikuesit e A1 Report emocionet që përjetuan në Paris.
Gazetari Artur Nura në emisionin “Tetë a Tetë” ka sjellë edhe një herë në vëmendje bashkëjetesën dhe harmoninë fetare e cila u duartrokit në Paris.
"Ka qenë dhe është faktike një gjë e tillë për të gjithë shqiptarët, pa dallim besimi. Na bën të ndihemi edhe ne krenarë. Ajo çka shpreh, kemi shpalosur ne përtej të qenurit fizikisht, ka qenë mbështetja dhe solidariteti me Francën, me fjalën e lirë, me respektin e vlerave të tjetrit, me respektimin e besimit të tjetrit në ngritjen e dinijtetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vlerat e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, si krijesa të një Zoti të vetëm." tregoi Ylli Gurra, Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman
"Më tepër do të mundohemi që ta praktikojmë vëllazërinë tonë fetare." u shpreh Imzot Luçjan Avgustini Ipeshkv i Sapës.
"Mundësia për të shfaqur edhe ne diçka në Paris për të iu bashkangjitur asaj dhimbje të madhe, u detyruam që të shkonim vetë." tha Baba Edmond Brahimaj
"U pritëm me shumë entuziazëm, me shumë mallëngjim dhe me thënë të drejtën unë pashë njerëz që po përloteshin edhe ata ishin francezë, dhe ishte një ndjenjë e bukur." tha Imzot Andon Merdani
Pavarësisht bashkjetesës dhe harmonisë fetare në emisionin “Tetë a Tetë” të katër përfaqësuesit e besimeve fetare kanë diskutuar edhe për problematikat që ata i shqetësojnë. Ata kanë kërkuar që të kenë hapësirën e duhur mediatike, të futet në shkolla historia fetare si dhe të bëhet kthimi i pronave të tyre.
Por pavarësisht problemeve të lartpërmendura klerikët shqiptarë kanë bërë thirrje që mesazhi i bashkëjetesës fetare të jetë prezent në të gjithë botën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)